Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me përmirësimin e verifikueshmërisë nga inspektorët në terren.

Në këtë njoftim thuhet se ka filluar pajisja e inspektoreve të verifikimit në terren me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vend-ushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve.

Njoftim mbi fillimin e regjistimit të veprimeve në terren:

Të nderuar tatimpagues,

Në kuadër të masave të marra kundër informalitetit në Ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarre së fundmi nismën për pajisjen e inspektoreve të verifikimit në terren me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vendushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve.

Kjo nisëm synon të:

garantojë përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të administatës tatimore gjatë ushtrimit të detyrës;

të garantojë përmirësimin e sjelljes dhe komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesit duke shmangur kështu rastet abuzive dhe/ose korruptive;

të rrisë transparencën dhe zbatimin korrekt, konform të legjislacionit tatimor ne fuqi.

garantimin e përpunimit të të dhënave të regjistruara vetëm në funksion të qëllimit për të cilin është kryer regjistrimi duke mos i keqpërdorur këto të dhëna.

Testimi i këtyre kamerave regjistruese do të nis ditën e hënë më datë 11.01.2021 në qarkun e Tiranes.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të mbështesin këtë nisëm.

Ju faleminderit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA