Burger King® zhvillon identitetin e tij vizual duke bërë rebrand-imin e parë të plotë në mbi 20 vite

08/01/2021 17:19

Brandimi dhe Logoja e re e Modernizuar Sinjalizojnë Zhvillimin e Brand-it në Cilësinë e Ushqimit, Qëndrushmërinë dhe Dixhitalizmin

Prej vitit 1954, Burger King® ka inkurajuar mysafirët e tij ta “Marrin Si e Duan” (Have It Your Way) duke festuar me vetëbesim shprehjen e lirë të vetvetes. Sot, emri i njohur botëror po bën një hap para duke prezantuar një dizajn vizual krejtësisht të ri i cili do të prezantohet përmes të gjitha pikave të takimit me mysafirët. Frymëzuar nga ushqimi i vërtetë dhe i shijshëm, pamja më moderne shënon rebrand-imin e pare pas mbi 20 vitesh, i cili do të përfaqësojë në mënyrë më origjinale vlerat e Burger King. Njoftimi shënon gjithashtu angazhimin ndaj përmirësimeve të fundit në shijen dhe standardin e cilësisë së ushqimit, heqjen e ngjyruesve, shijeve apo konservantëve prej burimeve artificiale si dhe betimin ambicioz mbi ndikimin në qëndrueshmërinë e mjedisit.

Sot, më shumë se kurdoherë, Burger King synon që mysafirët të ndihen mirë me ushqimin e tij, e cila reflektohet edhe përmes dizajnit vizual, atij të restoranteve dhe përmes të gjithë eksperiencës dixhitale. Burger King® do të prezantojë një logo të re, paketim të ri, tabela të reja të menusë, uniforma të reja të ekipit , sinjalistikë të re të restoranteve dhe dekorit, rrjeteve sociale dhe risi në aktivitetet e marketingut dixhital. Rezultati është një prezencë e re që tregon besimin tek e ardhmja, teksa ruan trashëgiminë origjinale dhe atë çka vetë klientët pëlqejnë te BK®.

 

Çdo element i dizajnit është rikonceptuar qëllimisht, për të reflektuar udhëtimin e ri të ushqimit të Burger King® duke përçuar shije dhe cilësi. Parimet e dizajnit përqafojnë më së miri karakteristikat unike të brand-it: Të nxjerr lëng nga goja; i madh dhe i guximshëm; argëtues; krenar dhe i vërtetë.

Logo. Plot vetëbesim, ajo çka përfaqëson më së miri Burger King – ushqim i vërtetë, i thjeshtë dhe i shijshëm. Që prej publikimit të logos së tanishme në vitin 1999, industria ka kaluar në një gjuhë dizajni më moderne, më miqësore dhe më pranë epokës dixhitale. Logoja e re minimaliste është në koherencë me evolucionin e brand-it ndër kohë dhe shërben si homazh ndaj trashëgimisë së këtij emri, me një dizajn të rafinuar që është besimplotë, minimalist dhe lozonjar.

Ngjyrat. Ngjyrat e përzgjedhura janë të larmishme dhe të plota, frymëzuar nga poçesi “ikonë” i pjekjes në skarë dhe përbërësve të freskët. Fotografia e re ka shumë teksturë dhe përcjell aspektin ndjellës të ushqimit.

Fonti. Fonti i ri i personalizuar i brandit quhet (me të drejtë) “Flame” / “Flakë”. Fonti është i frymëzuar nga format e ushqimit të Burger King® – rrumbullake, të plota të shijshme – dhe personalitetit të shkujdesur të brand-it.

Uniforma. Uniformat e reja të anëtarëve të ekipit reflektojnë mjeshtërinë e pjekjes në skarë, duke bashkuar stilin bashkëkohor dhe të rehatshëm më ngjyra dhe grafika lehtësisht të dallueshme. Në reklamat e reja të Burger King shfaqen pjesëtarë të vërtetë të ekipit.

Paketimi. Paketimi i ri reklamon me krenari logon e re, njëkohësisht me ngjyrat e guximshme dhe ilustrimet argëtuese të përbërësve.

“Dizajni është një nga mjetet më thelbësore që kemi për të komunikuar se cilët jemi dhe vlerat që mbartim, duke promovuar një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e dëshirës për ushqimin tonë dhe shtimin në maksimum të eksperiencës për mysafirët tanë” – tha Raphael Abreu, Kreu Ndërkombëtar i Dizajnit të Brand-it. “Ne donim të përdornim një dizajn i cili do i shtynte njerëzit të dëshironin ushqimin tonë; është përsosmëri e pjekur në skarë dhe, mbi të gjitha, plot shije.”

Klientët do të shohin identitetin e ri vizual në fillimin e vitit 2021. Përgjatë viteve në vazhdim, Burger King® synon të implementojë këtë dizajn të ri në të gjitha vendndodhjet e restoranteve kudo në botë. Për informacione të mëtejshme, vizitoni www.BK.com.

Rreth BURGER KING®:
Themeluar në vitin 1954, brand-i i Burger King ështëv zinxhiri i dytë më i madh i hamburgerave dhe ushqimit të shpejtë në të gjithë botën. Shtëpia Origjinale e Whopper-it, (Home of The Whopper®), sistemi i Burger King operon në mbi 18,800 vendndodhje në mbi 100 shtete dhe territore të Shteteve të Bashkuara. Gati 100% e restoranteve të Burger King® janë nën pronësinë dhe drejtimin e dyqaneve të pavarura, shumë prej tyre veprimtari në pronësi familjare që kanë punuar në këtë fushë biznesi prej disa dekadash. Për të mësuar më shumë mbi Burger King® , ju lutem vizitoni faqen www.bk.com si dhe na ndiqni në profilet në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA