Bibe për Top Talk: Rama siguron 1500 vaksina anticovid, negocion paktin e detit me Greqinë dhe një marrëveshje të re strategjike

08/01/2021 17:18

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka thënë në emisionin Top Talk se Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Greqi ka siguruar nga shteti fqinj një sasi fillestare prej 1500 vaksinash që do të vijnë brenda pak ditësh.

Këto vaksina do të shërbejnë për vakisnimin e mjekëve ndërsa sipas gazetarit Artur Bibe, ky fond i dhënë nga Greqia me vaksina do të rritet deri në 10 mijë copë.

“Në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëveshjet dy palëshe, lufta ndaj covid-19 si edhe në përgjithësi zhvillimet rajonale. Greqia ka vendosur të na dhurojë një fond emergjent me vaksina kundër covid. Bëhet fjalë për një sasi prej 1500 vaksina. do të na vijnë menjëherë brenda pak ditësh për të vaksinuar personelin mjekësor dhe një grup që rrezikojnë më shumë. Ky fond do të vazhdojë dhe do të shtohet. Do të shkojë nga 5-7 deri në 10 mijë vaksina.” ka thënë Bibe.

Më tej Bibe ka thënë se është diskutuar edhe për negocimin e paktit të detit si dhe një marrëveshje e re strategjike.

“Palët kanë diskutuar edhe për situatën që do të cojë në Gjykatën e Hagës për detin. Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në anën teknike si do të përcaktohen termat për të patur një marrëveshje në Gjykatën e Hagës. Por edhe tek çështjet e tjera. tek traktati i miqësisë së dy vendeve. traktati i ri do të përmbajë kryesore heqjen e ligjit të luftës. Pritet. Ligji i luftës është pak i koklavitur nga ana teknike dhe juridike. Ka vullnet dhe palët e kanë diskutuar dhe kanë gjetur formulën që të jetë juridikisht i fuqishëm.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA