Sipas analistit, ngjarjet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar botën, kanë vendosur në pikëpyetje globin, për shkak të peshës që Amerika ka në botë.
Frrok Çupi thotë se SHBA-të rrezikojnë të humbasin rolin që kanë pasur, ndërkohë që vetë Biden ka probleme të mëdha.
“Të majtën e Biden e ka mbështetur “Black Lives Matters”, që konsiderohet organizatë e majtë ekstreme thuajse terroriste.”
Ngre një pikëpyetje nëse Amerika do të jetë e gatshme të pranojë vetëm pushtetin e së majtës, sepse 75 milion amerikanë kanë votuar Donald Trump.
Qeveria e re nuk mund të qeverisë pa Trumpin. “Amerika ndodhet vërtetë në një moment shumë të vështirë, nuk mund të qeveriset pa Trump.
Filozofë të Shteteve të Bashkuara kanë formuluar idenë se Amerikës i duhet “Trump-izëm” pa Trump, thjesht i bezdiste portreti i tij, vetë personi”.
Këtë deklaratë e argumenton me faktin se doktrina e së djathtës të drejtuar nga Trump, ishte e mirë. “Ishte doktrinë e punësimit, e forcimit të Amerikës, e mbrojtjes së individit dhe familjes”.
“Miti i demokracisë, ëndrra amerikane është është zgjuar me ardhjen e Trump. Pas këtyre ngjarjeve nuk e dimë se çfarë do të jetë, do të jetë demokraci liberale, e cila tani nuk reziston dot më apo do të kemi një rend tjetër. Se çfarë do të jetë rendi tjetër nuk e dimë. Çështja është se ky rend u godit dhe nuk mund të rezistojë më”.
Sipas Frrokut, ardhja e Trump ishte nevojë e domosdoshme për Amerikën: “Trump nuk ishte një rastësi. Trump ishte domosdoshmëri njerëzore, qytetare dhe politike”.
Trump ishte një aventurë por “aventura e ndryshimit i duhet botës patjetër”.
“Do të shikojmë në të ardhmen, goditja që mori konservatorizmi kësaj radhe ishte shumë e fortë, por do të shikojmë që bota do të kërkojë sovranitet, bota do të kërkojë familje, punë, do të kërkojë qeverisje të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë”.- duke nënkuptuar se Amerika ka nevojë për politikën e Trump.
Top Channel