Shpërthimi në Ferizaj/ “Po bëhen përpjekje për të dërguar jashtë shtetit edhe dy të lënduar rëndë”

07/01/2021 15:03

Në “Shqipëria live”, kirurgu Bekim Ademi tha se po bëhen përpjekje për t’i dërguar në një nga vendet e rajonit, që të ketë spital të specializuar për djegiet.

4 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi, në datën 5 janar, në një restorant në Ferizaj u dërguan sot në Turqi për të marrë mjekim të specializuar.

Sipas Ademit, janë edhe 2 persona të tjerë me plagë të rënda, dhe qeveria është në diskutime me ambasadat që ndodhen në Kosovë për t’i transferuar në një spital të specializuar. “Turqia u ofrua të marrë 4 persona, për dy të tjerët po diskutohet me vendet e rajonit. Qeveria ka thënë që është e gatshme të mbulojë shpenzimet financiare nëse është e nevojshme”, tha Ademi.

Rreziku i shpërthimeve është i madh në Shqipëri dhe Kosovë teksa shumë persona dhe biznese përdorin gazin për gatim dhe ngrohje. Janë të shumta rastet, kryesisht në periudhën e dimrit, kur raportohen shpërthime të bombolave, ç’ka ngre alarmin për sigurinë e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta