Redi Shehu në Open: Ramës iu caktua detyra e negociatorit nga Turqia…gjeopolitikë për vlerësimin e Shqipërisë në Ballkan…

07/01/2021 21:27

Analisti Redi Shehu, ka thënë në emisionin, Open në Top Channel, që sipas tij kryeministrit Edi Rama i është caktuar detyrë nga Turqia që të bëjë rolin e negociatorit.

Sipas tij ka qenë Turqia që e ka vendosur si kusht që Rama të jetë në këtë rol  në mënyrë që të nisi negociatat me Greqinë dhe Athina është gjetur në këtë pozicion për ta pranuar.

Ndërkohë për sa i përket pse është zgjedhur Rama për këtë detyrë, sipas Redi Shehut, kjo vjen si një strategji gjeopolitike e Turqisë për të ngritur imazhin e Shqipërisë në Ballkan.

“Ramës i është caktuar si detyrë. Dhe besoj që i është caktuar nga Turqia. Dhe i është vendosur si kusht edhe Greqisë që të bien dakord për negociata. Për Ramën është mirë politikisht. Por mendoj se Turqia nuk e bën për Ramën, por është një investim për Shqipërinë dhe rolin në Ballkan. Lëvizje gjeostrategjike për vlerësimin e Shqipërisë në Ballkan. Ndodhi Rama dhe ai po e bën këtë që të shikojë sa benefite ka” ka thënë Redi Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA