Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, tre automjete dhe dy biznese të tjera të dëmtuara
Pas ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, shtatë gjyqtarët janë mbledhur sot që prej orës 10 të mëngjesit. Kjo është mbledhja e parë e Gjykatës Kushtetuese që pas emërimit të 7 gjyqtarëve:
Burime të Top Channel bëjnë me dije se gjyqtarët kushtetues kanë në rend dite caktimin e seancave gjyqësore si dhe procedurat për caktimin e kryetarit.
Ashtu siç Top Channel ka raportuar më herët janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Më e rëndësishmja e të cilave është padia e shoqatës së bashkive, që kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të cilat në atë kohë u kthyen në një front grindjesh politike.
Gjyqtarët kushtetues do të testohen edhe me ankesa si ajo e kryeministrit kundër presidentit Ilir Meta, i cili pasi refuzoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, u padit në Gjykatën Kushtetuese nga kreu i qeverisë, që kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave dhe interpretim të nenit 1 të Kushtetutës. Dosje të nxehta e presin Kushtetuesen edhe për dy padi të presidentit Meta me emrin Teatri Kombëtar.
Në njërën prej tyre kërkohet shpallja e papajtueshme e projektit urban të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe në tjetrën kundërshtohet një vendim i 8 majit 2020, në të cilën Teatri Kombëtar i kaloi bashkisë dhe tjetra gjithashtu, edhe çështja e pronave, sipas padisë së shoqatës kombëtare “Pronësi dhe Drejtësi”.
Që nga viti 1992 kur dhe u krijua, në Gjykatën Kushtetuese janë trajtuar parime të rëndësishme duke nisur nga shpallja si antikushtetues të ligjit për dënimin me vdekje, ligji i lustracionit, deti , vettingu e kthimi dhe kompensimi i pronave. Veç dosjeve që e presin , ku kërkohet garantimi i të drejtave të qytetarëve, për Gjykatën e re Kushteuese ka dhe një provim tjetër ndaj palëve, qofshin politike ose jo. Ligji kërkon nëntë gjyqtarë kushtetues, tre prej të cilëve duhet të vijnë nga Gjykata e Lartë, që ende nuk e ka numrin e duhur për të thirrur mbledhjen e përgjithshme dhe kjo do të thotë se dikush duhet të shpejtojë ritmin për të krijuar numrat e duhur për në Gjykatën Supreme.
Top Channel