Opinion nga Bret Stephens, ish-kryeredaktor i Jerusalem Post
Trump është tepër i rrezikshëm për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë.
Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu siç përfundoi.
Donald Trump është zjarrvënësi i qëllimshëm i Amerikës, i cili vuri shkrepsen nga poshtë qilimit kushtetues të republikës.
Detyra e Kongresit dhe e Senatit të SHBA, pas çertifikimit të fitores së Joe Biden është shkarkimi dhe paditja e presidentit, e madje ndalimi i marrjes se një posti publik prej tij në të ardhmen.
Të lejosh që Trump të përfundojë mandatin e tij, sado i shkurtër që ishte ai, do të thotë të copëtosh reputacionin tonë si demokraci dhe t’i shmangesh të vërtetës së pashmangshme të sulmit ndaj Kongresit, si një akt i dhunshëm tradhtie nga një president imoral, i paligj dhe i tmerrshëm.
Që prej daljes së tij si kandidat kryesor republikan në 2015, shihej narcizizmi i tij, arroganca në biznes, në marrëdhëniet personale e në politikë.
Ai nuk kishte ide por mashtrime. Kishte turma por nuk kishte karakter. Kishte besim të paturp në vetvete dhe këtë u lejoi dhe mbështetësve të tij.
Amerika e vitit 2015 kishte shumë probleme që ishin injoruar prej kohësh, të cilat ishin pjekur për shfrytëzim nga populizmi.
Por problemi më i madh i atij viti ishte një parti e madhe politike që kapitulloi ndaj një rrugaçi, dhe në vitet në vijim gjithnjë e më shumë ata e falnin, e justifikonin dhe bashkëpunonin duke celebruar rrugaçërinë e tij.
Mike Pompeo për shembull, servili ynë sekretar shteti që në mars 2016 paralajmëroi se Trump do të ishte një “president autoritar që do të injoronte kushtetutën,” dhe që para fitores së Biden në nëntor premtoi një “tranzicion të butë drejt një administrate të dytë Trump.”
Partia Republikanë tashmë po shkon drejt pikës së pariparueshme morale. Këtë e them si dikush që deri në vitin 2016, kishte votuar vetëm për republikanët dhe që shpresonte që ata të merrnin senatin, për të detyruar administratën e Biden më shumë drejt qendrës.
Por tashmë nuk mund të neglizhohet masa e bashkëfajësisë së liderëve të tjerë të partisë republikane dhe brohoritësve të tyre në mediat e djathta amerikane, të cilët krijuan atmosferën politike për ngjarjen ‘gotike’ të djeshme në Capitol.
Mashtruesit e ligjshëm si Rudy Giuliani e Mark Levin, që nxisnin pretendimet e manipulimeve elektorale, janë bashkëfajtorë, ashtu si dhe konservatorët e tjerë “me mendje të kthjellët” që nxitën presidentin “të ndjekë të gjitha opsionet ligjore”, duke e ditur se ishin gënjeshtra.
126 republikanët që nënshkruan padinë për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve në Texas janë bashkëfajtorë. Ted Cruz, të cilin më parë e kam përshkruar si “gjarpër i lyer me vaselinë” duket se ishte akoma më keq.
Mike Pence, i cili bënte humor me fantazitë e Trump deri në momentin e të vërtetës, është bashkëfajtor.
Këta sharlatanë që tashmë po përpiqen të distancohen nga dhuna e të mërkurës me disa komente të kujdesshme në rrjetet sociale, i kanë bërë më shumë dëme Kongresit sesa turma që e shkatërroi fizikisht. Dyert e thyera mund të rregullohen, por palët e thyera jo dhe aq kollaj.
Për pesë vjet republikanët lejuan që presidenti të degradonte kulturën politike, duke normalizuar sjelljen e tij. Për pesë vjet ata e lejuan t’i shpallte luftë normave e institucioneve demokratike.
Për pesë vjet ata trajtuan mitingjet e tij si karnavale të demokracisë, dhe jo si një terren për sundimin e turmave.
Ata menduan se kjo nuk ka problem, por të mërkurën “pulat e tyre u rritën e u poqën”.
Çdo shoqëri e moralshme varet nga aftësia e saj për t’u shokuar nga sjelljet shokuese, ndërsa presidenca e Donald Trump ka qenë një sulm ndaj kësaj ideje.
Për mua ka vetëm një përshkrim; Paditje dhe largim nga zyra tani, të ndalohet përgjithmonë nga postet publike, që çdo amerikan ta kuptojë se në epokën e Trump janë disa gjëra që nuk mund të lejohen, kryesorja e të gjithave, vetë ai.
Top Channel