Ky stok dosjesh në Gjykatën e Lartë, është kthyer tashmë në një fenomen të pazgjidhshëm edhe në 8 gjykatat e apeleve në vend.
Mungesa e gjyqtarëve që po bien njeri pas tjetrit nga vettingu ka shkaktuar përmbytje nga dosjet në gjykatën e Apelit Administrativ me 15 mije të tilla. Por edhe Apeli i Tiranës është gjunjëzuar nga 14 mijë çështje që presin në radhë dhe që u ka ngelur ora në kalendarin e 2017.
“Këtu në gjykatën e Apelit Tiranë zyrat 14 gjyqtarëve të prekur nga vettingu janë kthyer në depozita dosjesh. Nga 31 që duhet të kishte në detyrë gjykata e Apelit kanë mbetur 12 , dhe disa prej tyre ende presin vettingun. Në kushtet kur stoku vazhdon të rritet , në një mbedhje të posaçme kjo gjykatë ka vendosur të shkrije kolegjet civile dhe penale dhe të shqyrtojë me përparësi vetëm çështjet emergjente , që janë penalet.”
Kryetar i gjykatës Ridvan Hado këmbëngul gjatë një interviste për Top Channel se kjo është një zgjidhje provizore.
“E morëm vendim në kushtet e emergjencës, por presim KLGJ t’na plotësojë me gjyqtarë”
Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit që është shkalla e fundit që do të gjykojë krimin e organizuar dhe korrupsionin është në rrezik. Të gjithë gjyqtarët nga 11 që duhet të ishin dhe konkretisht Saida Dollani, Dhimitër Lara, Sakol Binaj, Nertina Kosova dhe Albana Boksi kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar drejt Gjykatës së Lartë.
Nëse nuk shpejtohet me shqyrtimin e kandidaturave që pretendojnë ngritje në detyrë , dhe nëse të pestë largohen drejt gjykatës së lartë, atëherë Apeli i Posaçëm do mbetet pa gjyqtare.
“Kanë aplikuar të pestë gjyqtarët”
Anila Hoxha- Çfarë ndodh nëse të pestë miratohen?
Saida Dollani: Po më bëni një pyetje që i takon një institucioni tjetër
Situata është akoma me alarmante në gjykatën e Apelit të Korçës dhe të Shkodrës që kanë mbetur me numrin minimal të gjyqtarëve . Çështjet aty vazhdojnë të zgjidhen me gjyqtare shetites. Juridikisht ata konsiderohen të deleguar pranë gjykatave në krize vetëm për dosje konkrete, kurse axhenda e gjykimeve të tyre vazhdon aty ku janë të emëruar.
Top Channel