Vrasja në Astir/ Detaje tronditëse nga motra e viktimave: Zhaneta takohej me dikë tjetër, djali ka parë mamanë duke…

06/01/2021 13:07

Detaje të reja zbardhen nga historia e Përparim Ademit me dy motrat, të cilat i vrau me breshëri plumbash.

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ishte motra e dy viktimave, Anxhela, e cila ka qenë gjithashtu në banesë kur ndodhi krimi makabër.

Detaje të reja dalin në dritë pas kësaj deklarate. Ajo tregon se Zhaneta takohej me dikë tjetër, ka pasur një marrëdhënie, për të cilën djali i saj ishte në dijeni dhe kishte njoftuar autorin e krimit, Përparimin.

Më tej ajo shton se Zhaneta ka kryer marrëdhënie edhe në shtëpi, si dhe disa konflikte kishin nisur mes motrave pasi është zbuluar kjo lidhje.

“E pashë ngjarjen nga afër. E kam përjetuar shumë keq. Familjarët e Kristos më kanë qëndruar pranë. Atë ditë nuk e prisja, unë e nipi im kemi qenë në gjumë. Nipi im është zgjuar 5-10 minuta para meje që ka takuar motrat. Kam dëgjuar plumbin e parë, mendova se ishte fishekzjarr. Kur dëgjova breshërinë, aty mendova se ka ndodhur diçka. Kur dola pashë çdo gjë tym, mora nipin i cili ishte i shokuar. Pashë Përparimin që kishte drejtuar armën poshtë mjekrës. Mbylla derën se nuk doja ta shikoja teksa vriste veten”, shprehet Anxhela.

E pyetur se a i tha ndonjë gjë autori, Anxhela tha: “Më pa në sy, ishte te dera, ishte duke pëshpëritur diçka për Zhanetën, sepse ai kohët e fundit dyshonte se Zhaneta e tradhtonte”.

“Nuk e kam parë vetë nipin e Shpëtimit. Kisha rreth një javë që kisha ardhur, aty kanë filluar të gjitha, në drekën e Krishtlindjeve. Autori në fjalë nuk ishte i ftuar në këtë drekë. Zhaneta takohej me dikë tjetër,ka pasur një marrëdhënie.

Anxhelo i ka treguar gjithë situatën që ka parë me mamanë e vet Shpëtimit, pasi e njihte si babain e tij. Mamaja e tij ishte ndikuar dhe i ka ndenjur ftohtë ato kohë, motra e vet Kristina i ka folur keq kur mori vesh për lidhjen e fshehtë. Aty filluan motrat të konfliktoheshin. Ajo e sillte në shtëpi dhe bënte gjëra të turpshme.

E ka parë duke kryer marrëdhënie?

“Kështu pretendohet që e ka parë të ëmën të kryejë marrëdhënie”, u shpreh më tej motra e viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA