Vrasja e dy motrave/ Anxhela hedh poshtë akuzat se motrat janë marrë me prostitucion dhe kanë shitur fëmijë

06/01/2021 13:27

Sipas Anxhelës, motrës nga babai, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani jetonin të lumtura me Përparimin dhe gruan e ligjshme të tij.

Unë nuk jam në dijeni të këtyre gjërave, po të kishte ndodhur do ta merrja vesh, unë hyja dilja shpesh me ta. Ka pasur fakte që ishin të lumtur, dilnin pinin, kanë qenë shumë të afërt, si një familje

Teta Vjollca(gruaja e Përparimit) e ka menaxhuar mirë ketë pjesë. Sillej mirë me Kristinën dhe Zhanetën”.

Vetë Anxhela rrëfen se ka marrëdhënie të mira me djalin e Përparimit dhe Vjollcës, Kriston. “Kam gati 3 vite që njihem me Kriston. Lidhja jonë ka qenë shumë e vështirë në fillim. Akoma vazhdoj flas me Kriston, ai s’ka faj sepse çdo gjë e bëri i ati. Unë kam qenë shpesh te shtëpia e tyre, nuk i kam lënë vetëm. Kristo është shumë i pafajshëm, madje një nga motrat e ka pagëzuar Kriston, shkonin  shumë mirë”.

Ndërkohë, jashtë kamerave, Kristo thotë se Përparimi në Francë punonte bojaxhi ndërsa Kristina pstruese. Shtëpinë nuk e kemi bërë direkt. Edhe sot e kësaj dite jemi me kredi.

Kristo mohon shitjet e fëmijëve. Po të kishin shitur fëmijë, do të shitesha edhe unë, edhe Anxhelo, edhe Anxhela. Zhanetën e këmi parë vetëm një herë shtatzënë, kur priste Anxhelon.

Megjithatë shton se nuk di ta shpjegojë pse kishin një lidhje kaq të ngushtë, pasi dy motrat kishin hyrë mes çiftit.

Madje Anxhelo thotë se Kristo ka marrë kërcënime nga vëllezërit e dy motrave, Gëzimi dhe Bashkimi.

Kam parë kërcënime nga Gëzimi në telefonin e Kristos ku thoshte ‘Do tju gjej kudo që jeni’ dhe Bashkimi thoshte ‘Do t’ju marr gjakun e motrës’ “.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA