Një 17-vjeçar, i dyshuar si autor i 4 vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës ka rënë në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve, konkretisht:
Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e shtetasit J. Gj.; Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të shtetasit L. Gj.; Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparatë celularë dhe 2 iPad në dyqanin e shtetasit M. N.
Po kështu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale:
P. Gj., 24 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qendro”, gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
J. H., 18 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
I. D., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.51 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel