Përfundon hetimi për Klodianin/ Prokuroria do të veçojë dosjen për pistoletën në vendin e ngjarjes

06/01/2021 19:45
Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Prokuroria e Tiranes po kryen veprimet e fundit hetimore dhe pritet të dorëzojë brenda muajit janar si të pandehur në gjykatë policin e forcave Shqiponja Nevaldo Hajdaraj për akuzën e vrasjes me dashje të Klodian Rashës.

Por pyetja se kujt i përkiste pistoleta që u gjet disa metra larg vendit ku u vra Klodiani , do vazhdojë të mbetet pa përgjigje.

Sipas burimeve të konfirmuara,  prokurorët do të veçojnë hetimin për zbulimin e personave që e kishin pistoletën dhe që e flakën në pellgun me ujë dhe që fillimisht u deklarua nga policia se i përkiste 25-vjeçarit të vrarë nga polici i Shqiponjave. Por ky version u kundërshtua me forcë nga familjarët të cilët inistojnë se Klodiani nuk ka mbajtur asnjëherë armë dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arma e gjetur mbas krimit nga forcat shqiponja hap diskutime nëse kjo armë është vendosur apo jo qëllimisht pas ngjarjes nga persona të tjerë dhe për ketë shkak , prokuroret kërkojnë kohë për të hedhur dritë. Megjithë përpjekjet e akuzës që  një sërë ekspertizash dhe administroi dëshmi, në përfundim  nuk u zbulua asnjë gjurmë që do të vërtetonte versionin e policisë se pistoletën e kishte mbajtur Klodian Rasha.

Njëkohësisht prokuroria thotë se nuk gjeti gjurmë as të personave të tjerë. Pas vrasjes së Klodian Rashës qe u qëllua pas shpine teksa nuk u bind  t’i ndalonte policisë, u pasua me protesta dhe me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj. Krahas kësaj një hetim i thelluar është hapur nga ShCBA edhe për veprimet e forcave Shqiponja.

Për policin Nevaldo Hajdraj , hetimet së pari u regjistruan nën akuzën e vrasjes në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme meqenëse  ai pretendoi se i riu e kishte kërcënuar me armë. Por pas grumbullimit të provave dhe këqyrjes së kamerës u pa që Klodiani u vra me dashje dhe se nuk kishte asnjë armë në dorë.

I lënë në burg nga Shkalla e Parë, polici nuk ka bërë asnjë kërkesë në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka paraqitur asnjë pretendim ndërsa burimet shtojnë se familja e tij është larguar nga kryeqyteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA