Kavajë/ Arrestohet 55 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet drejt Italisë

06/01/2021 11:55

Xheladin Deda është dënuar nga Gjykata e Torinos për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë seksuale.

Deklarata e Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA