“Jo dhunë”/ Trump dhe i biri, bëjnë thirrje për qetësi/ Raportohet për të shtëna me armë

06/01/2021 21:54

Presidenti amerikan Doland Trump, i ka bërë thirrje të përsëritura mbështetësve të tij nga rrjetet sociale “të ruajnë qetësinë” pas hyrjes me dhunë në ndërtesën e Kongresit, Capitol. Te shtena me arme jane raportuar nga mediat ne terren.

Mijëra mbështetës të presidentit President Trump që po protestonin duke pretenduar se atij “i janë vjedhur zgjedhjet” kanë hyrë brenda ndërtesës së Kongresit amerikan duke shtyrë kordonët e sigurisë prej numrit të tyre të papërmbajtshëm.

Policia e ‘Capitol’ shihej me armë të nxjerra në dhomat e Kongresit, teksa disa prej oficerëve i drejtonin ato nga hyrjet teksa mbështetësit e tij thyenin xhamat e hyrjes.

Djali i madh i presidentit Donald Trump Jr gjithashtu nxiti mbështetësit e të atit të ruanin qetësinë pasi kishin mundur dhe kaluar policinë e Capitol.

“Kjo nuk është ajo që jemi ne”, shkruante djali i presidentit.

“Tregohuni paqësorë dhe përdorni të drejtën e Amendamentit të Parë, mos veproni si pala tjetër. Ne duhet të shpëtojmë vendin dhe kjo që po ndodh nuk po na ndihmon”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA