Përparim tela i ka treguar policisë arsyen se perse ekzekutoi dy motrat me te cilat njihej prej 30 vitesh. Me të dyja kishte lidhje jashtëmartesore nga e cilat janë lindur edhe dy fëmijë.
Tela i tha policisë se shton se me të dy viktimat ka punuar në Francë dhe Greqi, por jo për llojin e punës që ka kryer. Krisja e marrëdhënies me Zhanetën nisi, pas dyshimeve që autori kishte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore.
Në datën 30 dhjetor, ai ka shkuar në orën 6 të mëngjesit, poshtë pallatit të Zhanetës, kur ajo dilte për punë dhe nën kërcënimin e një thike, e ka marrë në makinë dhe e ka çuar në rrugën e vjetër të Krrabës, për ta bindur që të shkëputej nga personi tjetër dhe të kthehej me të. Ja një pjesë e rrëfimit të tij.
Përparim Tela: Më pas shkuam në një hotel në 21-sh dhe kemi kryer marrëdhënie, me dëshirën e saj, pa përdorur dhunë në asnjë moment. Pasi dolëm nga hoteli, ajo donte të ecte në këmbë për në shtëpi, ndërsa edhe unë u ktheva në shtëpi. Në darkë më merr në telefon motra Kristina dhe Zhaneta duke më thënë që kisha kërcënuar, rrahur e përdhunuar Zhanetën.
Për këtë arsye do te të bë bënin denoncim, do të më fusnin në burg, etj. Më thanë se duhet të lija të lirë Zhanetën që të vazhdonte me atë djalin.
Një ditë më pas, a qenë pikërisht momenti, kur Përparim Tela, bind veten se duhet që Kristinën dhe Zhanetën t’i vriste.
Tela: Jam zgjuar dhe kam shkuar tek puseta e shtëpisë ku mbaja automatikun që e kisha fshehur që nga viti 1997. Qëndrova duke menduar se çfarë të bëja dhe në një moment e ndava mendjen, duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen, dhe e binda veten fort për këtë gjë. Pastrova armën me kujdes dhe e mbështolla me ca lecka dhe pastaj e futa në një çantë pasi u sigurova që ishte e mbushur.
Ai i ka treguar policisë edhe momentin e krimit.
“ Mora në telefon nipin, djalin e gocës, Kastriotin dhe me ndihmoi që të hapte derën, sepse nëse ato më shikonin mua nuk do e hapnin derën. Pasi shkuam atje, në kat të tretë, sapo u hap dera, doli Kristina dhe ka shtyrë derën me qëllim që ta mbyllte por e shtyva me forcë dhe hyra brenda në korridor. Ato sapo më panë me armë në dorë, filluan të ulërinin me të madhe. Isha i tensionuar dhe fillova të qëlloj në breshëri ndaj Kristinës dhe Zhanetës. Më pas, shkova në sallon, u ula në divan dhe vendosa automatikun mes këmbë dhe tytën poshtë mjekrës për të vrarë veten, por arma nuk kishte më fishek. Më pas dola nga banesa dhe shkova për t’u dorëzuar në polici”.
Top Channel