Emri/ Në 2017-n aksidentoi për vdekje dy persona! Kush është 25-vjeçari në Lezhë, ndaj të cilit u qëllua me armë
06/01/2021 09:18
25 vjeçari Eduart Pica është personi ndaj të cilit u qëllua me një plumb pistoletë mbrëmjen e kaluar, ndërsa lëvizte me automjetin e tij në lagjen “Nënë Tereza.”
Ai ka deklaruar në policinë e Lezhës se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush kanë qenë personat që kanë qëlluar drejt tij. Për ngjarjen policia ka ngritur pika të shumta kontrolli si ka dhe nisur krehjen e zonës për të arrestuar autorët e dyshuar.
Ky i fundit në 2017 në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë, ka aksidentuar për vdekje dy persona, një 28 vjeçar nga Tirana dhe një 27 vjeçar nga Lezha si dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.
Top Channel