Ekskluzive/ Flet motra tjetër e dy motrave të vrara nga Përparim Tela: Zhaneta dilte me dikë tjetër, djali i saj i tha Përparimit dhe e nxiti të kryente vrasjen

06/01/2021 13:08

Anxhela thotë se Përparimi ka kryer vrasjen për motive xhelozie, pasi Zhaneta dilte me dikë tjetër.

Anxhela rrëfen: “Atë ditë po flinim, nipi u çua 5 minuta para meje. Shkoi të takonte motrat, dëgjova plumbin e parë, në fillim m’u duk si fishekzjarre, pastaj e kuptova çfarë po ndodhte. Atje pashë nipin, Anxhelon, ishte i shokuar.

Pashë autorin që i kishte drejtuar armën vetes, poshtë mjekrës. U dëgjua një plumb, menduam që vrau veten. Por, kur hymë më vonë ai nuk ishte aty, kishte ikur“.

Ajo thotë se e dëgjoi Përparimin të pëshpëriste diçka. “Më pa në sy, ishte te dera, ishte duke pëshpëritur diçka për Zhanetëm, sepse ai kohët e fundit dyshonte se Zhaneta e tradhëtonte

Sipas saj, konflikti filloi në ditën e Krishtlindjes, pasi motrat kishin organizuar drekë dhe autori nuk ishte i ftuar.

Ajo konfirmon se Zhaneta kishte marrëdhënie me dikë tjetër dhe Përparimit i tha vetë djali i Zhanetës, Anxhelo: “Mesa di unjë kishte një marrëdhësnie tjetër. Anxhelo i ka treguar Përparimit, pasi ai e njihte si baba Përparimin. Mund ta ketë nxirë vrasësin. Thuhet se Anxhelo e ka parë mamanë duke duke kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër”.

Sipas Anxhelës, mamaja i ka qëndruar ftohtë kohët e fundit djalit, pasi i tregoi Përparimit për lidhjen e saj.

Ndërkohë, vëllai i Kristinës dhe Zhanetës që u vranë nga Përparim Ademi në 31 dhjetor thotë se dy motrat kanë lindur mbi 10 fëmijë që më pas janë shitur në Greqi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA