“Do t’ia hedh”, mesazhet e fundit të Kujtim Prodanit me mikun e tij

06/01/2021 18:37
Kujtim Prodani

Miku i Kujtim Prodanit, Vasil Sofokli Tole ka zbuluar mesazhin e fundit që ka pasur me të, teksa ai i thoshte se do ta fitonte betejën me COVID-in.

“Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take. Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.  Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar! Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!  Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim. Lamtumirë artist”, shkruan ai.

Biseda mes tyre:

Tole: Kujte si dukesh sot?

Prodani: “Vaso një flamë.  Po do ta hedh. Shërbim i mrekullueshëm këtu. Gëzuar qofshi!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA