Edhe këtë vit, dita e Ujit të Bekuar e gjen plotë me besimtarë Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Në këtë datë Gjon Pagëzori, pagëzoi Jezu Krishtin në ujërat e lumit Jordan, ndaj gjithë ujërat e botës janë të bekuara në 6 janar. Gjoni shkoi për t’u pagëzuar tek biri I Perëndisë, por Jezu Krishti bëri të kundërtën u pagëzua nga Gjon Pagëzori duke e miratuar këtë proces mirëbërës. Thuhet se ujërat e lumit Jordan në këtë ditë kthehen mbrapsht.
“Me ujin që mbushet sot spërkatim shtëpinë, familjarët dhe e ruajmë në një vend për një vit të tërë. Ky ujë nuk zë alga. Unë ujin e vjetshëm e hodha në një rrëzë trëndafili.
Uji bekohet nga prifti dhe hidhet në depozitën e madhe. Mbusha një shishe për vetë dhe një për motrën time.
U luta për fëmijët e mi, t’I ruajë Zoti dhe të marrë fund kjo pandemi.
Është lirim shpirtëror. Ka të bëjë më gjendjen e mirë që të jep kjo ditë. Gëzuar!”, u shprehën qytetarët.
Top Channel