Bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti/ Zgjatet afati, përfitohet deri në marrjen e banesës së re ose rikonstruktimin e saj

06/01/2021 17:43

Familjet e prekura nga tërmeti i 26-Nëntorit do të vazhdojnë të përfitojnë bonusin e qirasë deri në momentin që banesat e tyre rikonstrukturohen apo ndërtohen.

Propozimi për zgjatje të afatit ka ardhur nga Këshilli i Ministrave, i cili ka ndryshuar aktin normativ që përcaktonte subvencionimin e pagesës së qirasë për te gjithë familjet të cilat banesat e tyre u shembën apo u shpallën të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit.

Ne relacionin specifikohet se kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e pandemisë Covid-19 që vështirësoi edhe sigurimin e dokumentacionit.

Për vitin 2021 janë planifikuar nga buxheti 1.5 miliardë lekë për bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti.

Relacioni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA