“Në shumë shtete te burgosurit me rrezikshmëri te lartë shoqërore dallohen nga te parrezikshmit jo vetëm nga kushet e sigurisë se lartë por edhe nga uniforma qe ata mbajnë veshur”.

Kështu citohet ne kërkesën e drejtorisë se përgjithshme te burgjeve ku i sugjerohet Ministrisë se Drejtësisë te miratojë uniforma te detyrueshme për gati 4700 te burgosur ne vend.

Ne shkresën qe TCH disponon, drejtoria e përgjithshme këmbëngul se shteti shqiptar është i detyruar me një ligj  te 1998 qe ti veshë me uniformë standarde te burgosurit, por kjo nuk është zbatuar asnjëherë.

Duke sjellë shembuj botërore ku te dënuarit e rrezikshmërisë se lartë mbajnë veshur uniforme te verdhë, te rrezikshmit mesatarë uniformë ne ngjyrë te kuqe te errët, dhe për ata me rrezikshmëri te ulët ngjyrë portokalli, burgjet lenë te hapur ndjekjen e te njëjtit model. Por ne mungese te një eksperiencë, thuhet me tej, pranohet edhe shembulli i vendeve te rajonit, ndaj  fillimisht propozohet qe kostumi dimëror  te jetë ngjyre gri e errët, ndërsa veshja verore po ashtu ne te njëjtën ngjyrë.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve pranon se problematika u kuptua pas aplikimit te regjimit te ashpër 41 bis, ku urdhërohej qe te rrezikshmeve nuk duhej t’u sillej asgjë nga jashtë qelisë dhe ndaj nevojitej veshja e tyre me uniform.

Ne shkresë përmendet se kostoja për te veshur te gjithë te burgosurit, duke llogaritur te gjitha stinët, mund te përballohet me buxhetin aktual.

“Bëhet për shumë arsye, por edhe për të shmangur arratisjen dhe dallimin e tyre në rast se arratisen”, shprehet drejtori i përgjithshëm, Agim Ismaili.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA