Top Story/ A mundet shteti të kontrollojë sektet? Komiteti i Kulteve “lan duart”: Ne nuk jemi institucion policesk

05/01/2021 23:25

Ligji ngarkon Komitetin Shtetëror për Fenë, një organ nën juridiksionin e Zyrës së Kryeministrit, si rregullator të marrëdhënieneve midis qeverisë dhe grupeve fetare.

Kushtetuta e vendit tonë përcakton se nuk ka fe zyrtare, njeh barazinë e të gjitha bashkësive fetare dhe artikulon detyrën e shtetit për të respektuar dhe mbrojtur bashkëjetesën fetare.

Edhe pse është detyrë e Komtetit të Kulteve, drejtoresha Loreta Aliko shmang nga përgjegjësia kontrollin ndaj sekteve. Ajo shpjegon se Komiteti Shtetëror për Kultet nuk është institucion policesk, por ka si qëllim të bashkërendojë marrëdhëniet mes feve e shtetit.

“Komiteti shtëror për kultet nuk është institucion monitorues apo kontrullues, sepse shteti nuk e kontrollon fene. Shteti është i ndarë nga feja, dhe nuk mund të kemi metoda diktatoriale apo policeske.

Feja autorregullohet dhe shteti bashëkpunon me fenë. Ata i nënshtrohen legjislacioit shqiptar dhe komiteti është institucion rregullator midis institucioneve fetare apo shoqatave me karakter fetar” u shpreh Loreta Aliko, Drejtore e Komitetit Shtetëror të Kulteve.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA