Pandemia e koronavirusit e transformoi punën dhe jetën sociale të miliona evropianëve të rritur në 2020. Fëmijët po ashtu kanë kaluar shumë, me muaj izolimi dhe me pak ndjesi normaliteti vetëm kur shkollat u rihapën në shumë vende. Tani, edhe kjo ndjesi e vogël normaliteti është nën rrezik. Nxënësit në Britaninë e Madhe duhej të ktheheshin në shkollë pas pushimeve të fundvitit të hënën.
Por një javë më parë, qeveria njoftoi se kthimi në shkolla do të shtyhej me dy javë për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme dhe disa fëmijë të shkollës fillore. Mësimi do të kthehet online. Të dielën, kryeministri Boris Johnson pranoi se shkolla ndoshta mund të mbyllet pa afat.
Në Gjermani, shkollat u kthyen në mësimin në distancë në mes të dhjetorit ndërsa infektimet u rritën me një vendim që pritet të merret për mënyrën se si do të funksionojnë në vijim. Në Irlandë dhe Spanjë, sindikatat e mësuesve dhe liderë lokalë po kërkojnë që qeveritë federale të shtyjnë kthimin në shkolla po ashtu.
Fëmijët e moshës së shkollës, tani po infektohen, të paktën në Britani, në një nivel shumë më të lartë se më parë dhe shkencëtarët druajnë se varianti i ri i virusit, më i transmetueshëm, por ndihmon në rritjen e numrave. Varianti i ri është konfirmuar tashmë në të paktën 15 vende të tjera evropiane, përfshirë Suedi, Francë, Spanjë dhe Zvicër. Por ai është identrifikuar edhe në të paktën 14 shtete të tjera jashtë Evropës, përfshirë SHBA, Kinë dhe Australi.
Një shtyrje me dy javë e fillimit të shkollës mund të duket e parëndësishme për amerikanët, ku shkollat u mbyllën para bareve e restoranteve, por në Evropë, mbyllja e shkollave është parë gjerësisht si mundësi e fundit. Qeveritë evropiane janë mbështetur tek studimet që sugjerojnë se shkolla nuk luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e covidit në komunitet për të justifikuar mbajtjen hapur të tyre.
Fëmijët kanë qenë normalisht më pak të rrezikuar për infektime por kjo dinamikë tani mund të jetë duke ndryshuar. Siç tregojnë shifrat, tani në Britani, nxënësit e shkollave janë grupi me nivelin më të lartë të infektimeve edhe pse viktimat mes fëmijëve mbeten ekstremisht të rralla.
Top Channel