SHBA/ Zbulohet rasti i parë i mutacionit britanik të Covid-19 në New York

05/01/2021 04:04

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të hënën se shteti i tij ka zbuluar rastin e parë të variantit më ngjitës të koronavirusit, që për herë të parë u has në Britani.

Identifikimi i rastit në shtetin e Nju Jorkut, ngjall shqetësime në lidhje me kapacitetin e spitaleve, nëse përhapet me shpejtësi.

Cuomo tha të hënën se një burrë në të 60-at që jeton në një qytet në veri të kryeqytetit Albany, ka variantin e ri të virusit. Personi i cili po e merr veten, nuk kishte udhëtuar kohët e fundit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për përhapje brenda komunitetit. Nju Jorku ka kryer 5,000 teste për llojin e ri – dhe deri tani ka gjetur vetëm një rast.

Guvernatori thotë se nëse lloji i ri rrit shtrimet në spital dhe detyron disa zona të mbyllen, kjo do të sillte një ndryshim strategjie. Deri tani varianti i ri që përhapet me shpejtësi dhe është quajtur variant britanik, është zbuluar në Kolorado dhe Kaliforni.

Kujtojmë se të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson urdhëroi masa të reja izolimi në vend, në përpjekje për të ngadalësuar një rritje të rasteve me COVID-19 që kërcënon të mbingarkojë sistemin shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA