Mbyllja penalizoi ekonominë/ Biznesi në Korçë kërkon që të nisë lëvizja në Kapshticë

05/01/2021 15:43

Mbyllja e pikës se Kalimit Kufitar te Kapshticës prej gati 2 muajsh nga qeveria greke rrezikon te çoje drejt kolapsit bizneset e rajonit te Korçës.

Dëmi ekonomik per doganën për ketë periudhe llogaritet miliona euro ndërsa ngerci vjen pikërisht për shkak te mungesës se testeve te shpejta ne kufi. Mesatarisht per çdo kamion qe i detyruar nga bllokimi i lëvizjes ne këtë pike kufitare, transporton mallrat nga Kakavija llogaritet 600-800 euro kosto shtese.

Ne 7 janar qeveria greke pritet te nxjerre vendimin e ri per lëvizjen ne këtë pike por bizneset i tremben vazhdimit te këtyre masave. Ne këtë fabrike te përpunimit te lendes drusore ne Maliq ku punojnë 120 persona llogariten te paktën 60 mije euro humbje si pasoje e kësaj problematike, ndërsa efekti zinxhir i humbjeve është edhe me i madh.

Ne 7 dhjetor qeveria greke lejoi hapjen e njëanshme te Kapshticës duke bere te mundur qe ne Shqipëri vetëm te hyjnë kamionët e mallrave dhe këmbësoret, ndërsa daljet vijoje te bllokuara. Duhet negocimi i autoriteteve tona me ato greke per te zgjidhur ketë problem dhe për te bere te mundur qe transporti i mallrave te lejohet edhe  ne anën tjetër te kufirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA