Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij në lagjen “Nënë Tereza” në qytetin e Lezhës.

Sipas njoftimi të policisë është qëlluar drejt shtetasit Eduard Pica, i cili fatmirësisht nuk është dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA