Tre policë janë pezulluar nga policia pasi 30-vjeçari Rigers Lala u arratis nga ambientet e Komisariatit Nr.1 ditën e djeshme.

I riu është ndaluar me datë 2 dhjetor të këtij viti në përpjekje për t’u larguar me armë me vete, në lagjen “Ali Demi”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 30-vjeçar është dërguar për të marrë gjurmët në orën 8 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe ka mundur t’u shpëtojë policëve që e kanë shoqëruar.

Hetimi disiplinor vijon bashkë me hetimin nga SHÇBA për të parë nëse kemi të  bëjmë me përgjegjësi penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA