Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të marte në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se të shtënat me armë kanë ardhur si pasojë e një sherri në familje.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, si dhe është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Në njoftimin e policisë thuhet se:
Ne vijim të informacionit paraprak, pas kontrollit te imtësishëm të territorit të bërë nga sherbimet e policisë ne zonen ku ishte bere telefonata, si dhe pas informacioneve te marra ne rruge operative , policia ka bere te mundur identifikimin dhe shoqerimin e autorit te dyshuar qe ka qelluar me arme zjarri ne ajer pas nje konflikti familjar , 45 vjecari eshte shoqeruar ne Polici per veprime te metejshme si dhe ështe sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.
Top Channel