Dendias bisedë telefonike me Ramën, në fokus zhvillimet e fundit rajonale
05/01/2021 14:45
Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ditën e sotme.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në “twitter”, ku shkruan se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet e fundit ne rajon.
“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diskutuam zhvillimet e fundit rajonale. Zhvillimet e fundit rajonale në fokus”, shkruan Dendias.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanë zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.
Top Channel