A i duhet Kosovës një Kryeministër si Kurti? Bushati: Zgjodhi parimet jo kolltukun, Bushala: E larguan

05/01/2021 21:30

A i duhet Kosovës një kryeministër si Albin Kurti?

Sonte në Open për të folur për krizën në Kosovë, në një kohë që pritet që vendi të shkojë në zgjedhje, janë analistët Andi Bushati dhe Berat Buzhala.

Andi Bushati: Problemi është që në skenën politike të Kosovës ata që e kanë provuar kanë krijuar një grop, por Kurti është një garanci që diçka mund të jetë ndryshe. Në rastin më të keq të mundshëm kemi një të keqe të panjohur ose shpresë të panjohur.

Berat Buzhala: Albini nuk hoqi nga kolltuku, e rrëzuan. Po të isha unë Albin Kurti, duke i marrë parasysh parimet e mia, duke e ditur rëndësinë e SHBA, do e duartrokisja Albin Kurtin, nëse do thoshte , po e çoj vendin në zgjedhje sepse unë nuk bëj pazare me SHBA, mirëpo e konsideroj rrezik të madh që po të jem kryeministër të përballem me Trump, i cili është jo liberal. Albini nuk dha dorëheqje, këtu e shoh unë rrezikun te ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA