Rreth 12 mijë studentë nuk kanë marr ende pagesën në vlerën e 10 mijë lekëve të reja në muaj, edhe pse sipas vendimit të këshillit të ministrave studentët duhet ta përfitojnë atë çdo muaj.
Jemi në janar edhe akoma asgjë nuk është hedhur. Administrata mendon se është proceduriale por nga ana tjetër kemi shumë studentë që me atë bursë sidomos studentët me ndihme ekonomike vazhdojnë jetesën e tyre dhe është detyrim që duhet ta merrnin
Që prej protestave studentore në 2018 në Paktin për Universitetin u parashikua granti i bursave për studentët ekselentë dhe kategorive në nevojë. Vonesa në marrjen e tyre ka pasur gjithmonë për shkak të procedurave, por në kushtet e pandemisë vonesa është zgjatur dhe ka rënduar edhe më tepër studentët.
“Më përpara maksimumi në fund të dhjetorit ne kemi marr pagesën e 3 muajve por këtë vit për shkak të pandemisë, mësimit online direkt dhe jo në auditor bëri që të kemi këto vonesa. Me sa informacione kam marr akoma nuk ka një datë të caktuar. Administratorët në komunikimet që kemi pasur kanë thënë që jemi akoma në procedura do kalojnë të gjitha në bordin e administrimit që është institucioni ku bëhen pagesat më pas do dalin listat fituese e pastaj do hidhen në bankë. Domethënë gjithë kjo periudhë mund të zgjas edhe një muaj që është shumë gjatë për mendimin tim”, tha një studente.
Ministria e Arsimit i tha Top Channel se paratë u janë dërguar universiteteve që në fillim të vitit akademik dhe nuk është bërë pengesë pandemia, por procesi vijon brenda universiteteve të cilat po mbledhin dokumentacionet online.
Top Channel