Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, zbardhet agjenda Kryeministri Edi Rama teksa ishte në Vlorë, ka inspektuar edhe punimet ku ka nisur jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, me tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare, të cilat do të pasohen nga projekti përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të Vlorës.
Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është shprehur se janë investime prej 15 milion euro dhe do të japë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm në zonat problematike.
LeLi: Janë 15 milion euro në 5 muajt e fundit. Në lagjen partizani kemi. Kemi përmirësimin e rrugës dhe bashkë me kanalizimet. KFV është projekti përfundimtar që pritet të fillojë së shpejti.”
Ndërkohë Rama i ka lënë porosi Lelit që të rindërtojë tunelin në Vlorë, pasi sipas tij ngjan me një hyrje në tualet publik.
Rama: Edhe kte duhet bërë edhe këtë e bëri Saliu. Që duket si hyrja në një banjo publike. Edhe ajo lart si një posejdon. Të hiqen pllakat e banjos dhe e gjitha duhet bërë dhe integruar me shkëmbin. Dhe pjesa finale të lidhet me platformat.

Top Channel