Vlorë – Ka nisur rindërtimi i Sheshit të Flamurit në qytetin e Vlorës.
Së fundmi në këtë qytet për të inspektuar punimet në Sheshin e Flamurit ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se ky projekt rindërtimi e kthen sheshin në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve dhe fillon bashkë me të Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore.
Më pas ai ka shtuar se do të pritet edhe kulla në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve dhe fillon bashkë me të, Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore
Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët
Top Channel