Në këtë emision të parë të “Open”, për vitin 2021, tema i kushtohet ardhjes së vaksinave. Qeveria dha lajmin se në Shqipëri po vijnë 500 mijë vaksina të Pfizer-it.
Gjatë bisedës, gazetari i Top Channel, Arben Manaj raportoi se Britania e Madhe është futur në lockdown (mbyllje, karantinë) total.
“Në një fjalim 8 minutësh në orën 20:00, Boris Johnson dha lajmin se Britania e Madhe futet në lockdown. Ky është lockdown-i i dytë. Kjo masë kaq e ashpër ishte e detyrueshme për qeverinë britanike. Virusi ka dalë jashtë kontrollit dhe ka një numër të madh infektimesh. Sot ka pasur mbi 54 mijë raste, por dita e hënë ka raste më pak se fundjava. Lockdown-i do të zgjasë deri në shkurt. Britania e Madhe ka ndjekur një strategji për vaksinimin. Mjekët dhe mbi 65-vjeçarët janë të parët që po vaksinohen”, tha Manaj.
Top Channel