Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, zbardhet agjenda
Dy subjekte në Durrës janë ndëshkuar me masën administrative me nga 1.000.000 lekë secili, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr .16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Njoftimi i policisë/ Durrës
Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 2 subjekte, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr .16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.
Top Channel