Bashkim Metani, vëllai i dy motrave, Zhaneta dhe Kristina të cilat u vranë nga Përparim Ademi (Tela) ka rrëfyer detaje tronditëse në emisionin “Shqipëria Live”.
Bashkimi ka thënë se dy motrat e tij, kohë më parë jetonin me qira në vilën e Përparim Ademit, pra në një çati me bashkëshorten dhe fëmijët e Përparimit. Madje ai ka shtuar se Përparimi u merrte edhe qira dy grave për t’i strehuar.
Ndër të tjera në një rrëfim ekskluziv për “Shqipëria Live”, Bashkim Metani ka thënë se para disa vitesh, Përparimi e ka detyruar Zhanetën që të shkonte në Francë dhe e ka shfrytëzuar për prostitucion. Sipas tij pasi u kthye nga Franca, Zhaneta bleu një banesë.
“Kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe bashkëshortja e Përparimit dhe me dy motrat e mija. I jepnin edhe qira. Për shumë vjet. Zhaneta kohët e fundit e ka blerë shpinë ku ndodhi ngjarja se di sa vite por tani shpejtë. Përparimi e mori dhe e çoj në Francë për prostitucion. Unë nuk kam qenë këtu. Katër vite më parë kam pas jetuar në Greqi. Fëmijët nuk i linte të komunikonin me ne nuk i linte ai lojë njeriu”
Top Channel