Homazhe të shumta kanë ardhur për stjuardesën 23 vjeçare Christine Angelica Dacera, e cila u gjet pa ndjenja në vaskën e një hoteli dhe u dërgua në spital, ku pak më vonë u shpall e vdekur.
Policia në Filipine ka ngritur akuza ndaj 11 burrave për vrasjen dhe përdhunimin e saj.
Dacera u gjet pa ndjenja në vaskën e zbrazur të një dhome hoteli ku bashkë me miqtë po festonin vitin e ri.
Stjuardesa nga qyteti General Santos, u shpall më vonë e vdekur në spitalin e qytetit Filipino.
Kreu i policisë së rajonit Makati, Harold Depositar tha se 11 meshkuj që kishin qenë me Christine në kohën e vdekjes së saj, janë të akuzuar për ngjarjen e rëndë.
Ai shtoi se akuzat janë paraprake teksa priten rezultatet e autopsisë dhe toksikologjisë.
Nga 11 të akuzuarit, “vetëm tre ishin të njohur të Dacera. Të tjerët nuk njiheshin me të, por ndoshta vetëm me miqtë e saj”, shtoi Depositar.
Grupi është akuzuar për përdhunim pasi në trupin te vajzës fatkeqe ishin gjetur “gërvishtje, shenja dhune dhe spermë në organet gjenitale”.
Në llogarinë e saj në Instagram, me emrin xtinedacera postimi i fundit ishte më 28 dhjetor, ku ajo shihet me veshje mbrojtëse në hyrje të një aeroplani.
Në të ajo komentonte: “Fluturimi i fundit për një vit të pazakontë,” për 12,800 ndjekësit e saj.
Christine kishte postuar gjithashtu një foto të saj në një ballkon me një sfond qielli: “Krishtlindjet e para larg shtëpisë.”
Homazhe të shumta bëheshin për të në rrjetet sociale. Një nga ndjekësit shkruante: “Falemnderit që ndave me ne shpirtin tënd të bukur. Futuro lart. Lutemi për ty”.
Top Channel