Krimi i tmerrshëm i vrasjes së dy motrave në Tiranë ditën e fundit të vitit 2020 ishte vetëm maja e ajsbergut të krimeve të tjera të rënda.
Të afërmit e dy viktimave treguan për Top Channel në emisionin “Shqipëria Live” se vrasësi Përparim Tela i përdorte dy motrat për prostitucion por edhe për trafik fëmijësh. Janë të paktën 10 fëmijë të trafikuar. E motra e viktimave tregoi për Top Channel:
“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë. Ishin në Greqi në ’91-shin dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën te babai, atëherë ka qenë 15 vjeçe.
Babai im i tha se do ta denonconte. Por, Përparimi i tha vajzat janë në Tiranë të sëmura dhe kërkojnë që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe i ka drejtuar pistoletën.
Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I vuri të dyja të punonin si prostituta. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.
Pasi i detyroi dy motrat e mia të bënin këtë punë, ka ngelur dhe e shoqja e tij shtatzënë. Edhe e shoqja e ka shitur një fëmijë, por me dëshirën e të dyve pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.
Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Ne nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”.
Dëshmia e së motrës është përforcuar nga dëshmia e vëllait të viktimave. Ai tregoi se kishte mësuar për krimet e rënda në muajin dhjetor dhe më pas dy motrat e tij u vranë.
“Motrën e vogël e mori peng kur ishte 15 vjeç. Babit i tha nëse denoncon do t’ju zhduk të gjithëve. Nga frika nuk denoncoi. Ai i ka marrë në Itali dhe i ka nxjerrë në rrugë si prostituta. Më pas i linte shtatzënë dhe i shiste fëmijët, në dijeninë time janë mbi 10 fëmijë. Kur ato nuk pranonin t”i shisnin fëmijët ai i torturonte, ishin të nxira, të torturuara me tel”.- thotë Bashkimi.
Sipas Bashkim Metanit, djali i Zhanetës që pa të gjithë ngjarjen nuk është fëmija i Përparimit. Më tej ai shtoi se Zhaneta ka thënë se djalin Anxhelo, e ka me is-të fejuarin e saj nga Lezha. Ai tha se ish i fejuari i Zhanetës nga Lezha ishte i afërm i gruas së Përparimit, por ky i fundit kishte prishur fejesën duke thënë se i kishte të dashura Zhanetën dhe Kristinën.
“Nuk është djali i Përparimit. Nuk ngjajnë. Ata të gjithë kanë një fytyrë. Edhe vajza që ka Kristina me Përparimin është kopje. Anxhelo nuk ngjan. Më ka thënë se e ka me një burrë tjetër që është i afërm i gruas së Përparimit. Është nga Lezha. Përparimi nuk e lejonte. Të fejuarin e motrës nuk e kam njohur. Ai ia prishi fejesën. Vajti në Lezhë dhe u tha se janë të dashurat e tij. Ai ia prishi fejesën Zhanetës. Këtë më treguar Kristina”.
Ndërkohë një ditë para se të vriteshin, Zhaneta është marrë me forcë nga Përparimi duke i thënë se ai së bashku me Kristinën do të vriteshin, ndërsa vetë Zhaneta do të rriste djalin Anxhelon.
Ndërkohë më tej, Bashkimi tha se Përparimi priti që dy motrat të ishin bashkë dhe i ruajti për t’i vrarë.
“Një ditë para se me të vdisnin, Përparimi i kishte dalë para dhe e kishte futur në makinë. E kishte torturuar dhe i kërkoi të thërriste Kristinën. I kishte thënë: Unë dhe Kristina do të vritemi dhe ti do rrisësh djalin. Këtë ma ka thënë Adriana, motra. E mora vesh pasi vdiqën. I kishte lënë te 21 dhjetori. Kishte shkuar në orën 7 na banesë. Përparimi e kishte qëlluar me plumb për të frikësuar. Nuk kam fjalë. Kishte bërë kompromis me gruan e Përparimit me Vjollcën, që të bëjë një deklaratë që Përparimi nuk do i kërcënonte. Kristina e kishte besuar. Ai i gjeti të dyja bashkë dhe vajti i vrau. Nuk mund të linte njërën të gjallë se do të tregonte. E ka kërcënuar me armë dhe e ka dhunuar”.
“Një javë rresht më ka treguar historinë e 30 viteve. Një javë para se të vriteshin.” ka thënë Bashkimi.
Vrasja ndodhi në sytë e djalit 14 vjeçar të një prej viktimave. Ai tregoi momentet kur Përparim Tela me armë në dorë ekzekutoi të ëmën dhe tezen e tij.
Si ndodhi ngjarja?
“Ishte një tmerr i vërtetë, pashë çdo gjë. Ra zilja shkova për të parë te syri dhe shikoj një me kapuç që ishte nipi i tij dhe më pas tezja ime çohet nga tavolina dhe më thotë largohu nga dera, hap derën dhe në moment donte të mbyllte derën por nuk kishte forcë, e ndihmova të mbyllte derën. Ai kishte hyrë brenda, ishte shumë vonë.
Kishte armën, breshëri mamasë time, thjesht i ra në breshëri, gati shumicën i ka ngrënë tezja ime, ndërkohë që mamaja ishte e vdekur pa puls në vend ai vazhdonte të qëllonte, siç e shikoni nga vet faktet, vendi ishte plot me gjak. Ra në tokë e vdekur, gjithashtu edhe tezja ime. Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot veten, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe mbajti armën e tij në fyt dhe donte të vriste veten. Mesa duket ka dashur që të trembë mua”.
A pate ndonjë bashkëbisedim me autorin?
“Jo nuk pata, ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm!”
Shkëmbyen ndonjë fjalë me tezen dhe mamin ?
“Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë. La armën e zjarrit aty dhe u largua. Në atë foto ndodhet tezja ime që vdiq dhe mamaja ime, dhe është autori që kreu vrasjen”.
Top Channel