Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë informuar udhëtarët lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura të dëborës së rënë në vendin tonë orët e fundit.

Autoritetet theksojnë se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë.

Më tej ata shtojnë se në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore me intesitet të ulët. ARRSH njofton se Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Postimi i bërë nga ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve

Në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore me intesitet të ulët

Qafa e Qarrit, Dardha km 7 deri km 13, Voskopoja km 16 deri në km 18.

Kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur këtyre akseve.

Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

#ARRSH #MIE

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA