Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 761 testime dhe janë regjistruar 106 raste të reja,
Prej rasteve të reja 72 janë në Shkup, 4 Kumanovë, 2 Shtip, Prilep 4, Tetovë 3, Manastir 1, Kavadar 4, Gostivar 6, Strumicë 5, dhe nga 1 rast në Radovish, Koçani, Resnjë dhe Berovë.
Sot ISHP po ashtu regjistroi edhe 603 të shëruar dhe 20 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur 4 janë nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga DIbra, dy nga Prilepi, dy nga Manastiri, nga një në Ohër dhe Kavadar, tre në Gostivar, 2 në Negotinë dhe nga një Në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Negotinë.
Që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 84.129 pacientë, ndërsa prej tyre 63.532 janë shëruar dhe 2.550 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 18.047 raste aktive.
Top Channel