Pengmarrja e milioneres franceze/ Ish-ushtaraku, detektivi e 11 të tjerë para gjyqit (Fotot)

04/01/2021 21:43

Jacqueline Veyrac, 80-vjeçarja pronare e një hoteli në Cannes, u gjet e lidhur me gojë të mbyllur në një makinë në 2016.

Ndërkohë një ish-ushtarak britanik dhe 12 të tjerë kanë dalë para gjyqit në Francë për pengmarrjen e trashëgimtares së pasur të hoteleve.

Veyrac, pronare e hotelit me pesë yje Grand Hotel në Cannes, u rrëmbye nga rruga para shtëpisë së saj në tetor 2016.

Ajo u gjet dy ditë më vonë e lidhur dhe me gojë të mbyllur në bagazhin e një makine Renault Kangoo, ku ishte detyruar të flinte në një dyshek të pisët.

Veyrac, e cila zotëron gjithashtu restorantin La Reserve në Nice, kishte qenë viktimë e një tjetër pengmarrjeje tre vjet më herët.

I dyshuari kryesor i krimit dramatik është Giuseppe Serena, ish-menaxher i restorantit të saj La Reserve, për të cilin prokurorët thonë se ruante inat ndaj Veyrac për shkarkimin nga puna në 2009. Ai akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e pengmarrjes, me qëllim përfitimin e një shpërblese me të cilën dëshironte të hapte një restorant të ri.

67 vjeçari Serena akuzohet gjithashtu për tentativën e pengmarrjes së në 2013, ndërsa ish ushtaraku britanik Philip Dutton, 52 vjeçar, akuzohet për drejtimin e aspektit praktik të pengmarrjes së fundit, ashtu dhe të komplotit të 2013.

Ai ka kërkuar shpërblesën prej 5m euro, për të cilën hetuesit thanë se do të mbante për vete 10 për qind. Hetuesit thanë se ai nuk kishte arritur të kontaktonte me anëtarët e familjes Veyrac.

Të gjithë 13 të akuzuarit ishin prezentë në hapjen e gjyqit, ndërsa Veyrac do të vijë në sallë të enjten, kur do të japë dëshminë e saj.

Të hënën me 24 tetor 2016, dy burra të maskuar i zunë pritë Veyrac teksa do të merrte makinën e saj, dhe e futën në një furgon të vjedhur.

Ata e kërcënuan se do ta vrisnin nëse bënte zhurmë deh ka dëshmuar në polici se e detyruan të pinte një qetësues.

Kur furgoni ishte i parkuar pa pengmarësit, Veyrac kishte arritur të godiste me shkelma nga brenda mjetit, duke sinjalizuar një kalimtar që njoftoi policinë.

Detektivët thanë se Veyrac ishte sjellë në mënyrë heroike duke tentuar disa herë t’i shpëtonte pengmarrësve të saj.

Mes të akuzuarve të tjerë është fotografi i kthyer në detektiv privat, Luc Goursolas, 50 vjeç, i njohur si Tintin, i akuzuar se ka vendosur një mjet gjurmues në makinën e Veyrac. Ai ka pranuar vendosjen e mjetit por thotë se nuk dinte për planin e pengmarrjes.

Dutton nga Liverpool, ka shërbyer me ushtrinë britanike në Afganistan në 2011. Ai thotë se ishte i pastrehë në Nice dhe flinte në plazh, ku kishte njohur pengmarrësit e tjerë.

Gjyqi vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA