19/01 20:55
Kur bota është duke vuajtur pasojat e pandemisë, me probleme shëndetësore, ekonomike, si dhe në shumë shtete edhe të lëvizjes, ka reaguar Papa Françesku.
Shumë njerëz, tha ai, mendojnë vetëm për kënaqësinë e tyre dhe pushimet.
“Kam lexuar në gazeta diçka që më trishtonte, në një vend, për t’i shpëtuar izolimit dhe për të bërë pushime, 40 avionë u ngritën atë pasdite. Ata ”, u shpreh Papa.
Megjithatë, ai shpreh optimizmin e tij se kjo situatë do të marrë fund.
“Ne e dimë që situata do të bëhet më mirë edhe me ndihmën e Zotit. Të punojmë për të mirën e përgjithshme”, tha Ati i Shenjtë.
Top Channel