Koreja e Jugut regjistron më shumë vdekje sesa lindje

04/01/2021 09:10

Koreja e Jugut regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020, për herë të parë në histori – gjë që ngrit alarmin për vendin që ka tashmë normën më të ulët të lindjeve në botë.

Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar – 10% më pak se në vitin 2019. Rreth 307,764 njerëz kanë vdekur.

Presidenti Moon Jae-in ka miratuar, muajin e kaluar, disa politika që synojnë adresimin e nivelit të ulët të lindjeve, përfshirë stimuj me para për familjet.

Sipas skemës, nga viti 2022, çdo fëmijë i lindur do të marrë rreth 1,800 dollarë në start dhe nga 270 dollarë çdo muaj, derisa të bëhet një vjeç.

Analistët thonë se rënia e popullsisë vë barrë të madhe mbi një vend.

Përveç presionit të shtuar mbi shpenzimet publike, pasi kërkesat për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe pensionet rriten, rënia e popullsisë së re gjithashtu çon në mungesë të fuqisë punëtore – gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA