Bashkim Metani, vëllai i dy motrave Zhaneta dhe Kristina të cilat u ekzekutuan me armë nga Përparim Ademi ka rrëfyer në Shqipëria Live të gjithë ato çfarë dinte për ngjarjen e rëndë.
Sipas Bashkim Metanit, djali i Zhanetës që pa të gjithë ngjarjen nuk është fëmija i Përparimit. Më tej ai ka shtuar, se Zhaneta i ka thënë se djalin Anxhelo, e ka me ish të fejuarin e saj nga Lezha. Ai ka thënë se ish i fejuari i Zhanetës nga Lezha kishte qen i afërm i gruas së Përparimit, por ky i fundit kishte prishur fejesën duke thënë se i kishte të dashura Zhanetën dhe Kristinën.
“Nuk është djali i Përparimit. Nuk ngjajnë. Ata të gjithë kanë një fytyrë. Edhe vajza që ka Kristina me Përparimin është kopje. Anxhelo nuk ngjan. Më ka thënë se e ka me një burrë tjetër ai është i afërm i gruas së Përparimit. Është nga Lezha. Përparimi nuk e lejonte. Të fejuarin e motrës nuk e kam njohur. Ai ia prishi fejesën. Vajti në Lezhë dhe u tha se janë të dashurat e mia. Ai ia prishi fejesën Zhanetës. Këtë më treguar Kristina.”
Ndërkohë një ditë para se të vriteshin, Zhaneta është marrë me forcë nga Përparimi duke i thënë se ai së bashku me Kristinën do të vriteshin, ndërsa vetë Zhaneta do të rriste djalin Anxhelon.
Ndërkohë më tej, Bashkimi ka thënë se Përparimi kishte pritur që dy motrat të ishin bashkë dhe i ka ruajtur për t’i vrarë.
“Një ditë para se me vdekur, Përparimi i kishte dal dhe e kishte fut në makinë. E kishte torturuar dhe të thërriste Kristinën. I kishte thënë se unë dhe Kristina do të vritemi dhe ti do rrisësh djalin. Këtë ma ka thënë Adriana motra. E mora vesh pasi vdiqën. Ma tregoi Adriana. I kishte thënë që do e linte të 21 dhjetori. Kishte shkuar në orën 7 na banesë. Atë ditë e mori Përparimi dhe e kishte qëlluar me plumb për të frikësuar. Nuk kam fjalë. Kishte bërë kompromis me gruan e Përparimit me Vjollcën. Sa të bëjë një deklaratë që ky nuk ju kërcënon. Kristina e kishte besuar. E kishin lënë për të bërë një deklaratë. Ai i gjeti të dyja bashkë dhe vajti i vrau të dyja bashkë. Nuk mund të linte njërën të gjallë se do të tregonte tjetra. E ka kërcënuar me armë dhe e ka dhunuar”
“Një javë rresht më ka treguar historinë e 30 viteve. Një javë para se të vriteshin.” ka thënë Bashkimi.
Top Channel