Mjeku Genc Sulçebe tha në Open se ajo që quhet imunizimi i tufës, mund të arrihet me 4 milionë doza.

“Në Shqipëri duhen në total 4 milionë doza, pasi duhet të vaksinohen të paktën rreth 2 milionë shqiptarë. Të gjitha vaksinat duan kohë, pasi është një proces i gjatë. Në SHBA, Itali dhe Francë ka probleme, por Izraeli deri tani ka vaksinuar rreth 1 milion banorë.”, deklaroi mjeku Sulçebe.

Sa doza ka siguruar Shqipëria?

Aktualisht Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer.

Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA