Katër pasagjerë që kohët e fundit mbërritën në Greqi nga Britania e Madhe u testuan pozitiv për variantin e ri të koronavirusit, njoftuan mediat lokale.
Ata ishin midis gjashtë udhëtarëve që mbërritën nga Britania e Madhe gjatë javës së Krishtlindjes të cilët dolën pozitiv ndaj COVID-19.
Testimi dhe analiza speciale molekulare që zgjati të paktën tre ditë treguan se katër prej tyre mbanin mutacionin e virusit, theksuan raportimet.
Pasagjerët raportohet të jenë pesë shtetas grekë dhe një britanik.
Sipas mediave lokale, të gjashtë po mbahen në një hotel të caktuar nën karantinë.
Pasi karantina e tyre të përfundojë për 10 ditë, ata do t’i nënshtrohen një testi të ri për COVID.
Greqia ka regjistruar rënie të ndjeshme në rastet e përditshme të koronavirusit, duke regjistruar 390 infeksione të dielën, sipas autoriteteve shëndetësore.
Të shtunën, autoritetet shëndetësore raportuan 262 raste, ndërsa një ditë më parë, zyrtarët njoftuan 597 infeksione.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Greqi që kur u shfaq pandemia në vend është 140.099. Numri i të vdekurve në këtë vend tani qëndron në 4.957.
Top Channel