Gjergji Koja në Open: Ka një strategji vaksinimi, ja kush janë grupet e para që do të vaksinohen

04/01/2021 22:23

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja reagoi në Open në Top Channel se cilët janë grupet e para të cilat do të vaksinohen.

Ai tha se të parët do të vaksinohen punonjësit e shëndetit, më pas arsimatërt, punonjësit e policisë, personat mbi 75 dhe ata që janë të sëmurë kronikë, e më pas pjesa e mbetur e popullësisë.

“Nuk është çështja vetëm te kalendari. Është puna te shtresat vulnerabël. Po negociohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Do vaksinohen mjekët dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë, më pas arsimtarët dhe punonjësit e policisë.

Vaksina është e sigurtë, e rekomandueshme, jo e detyrueshme, falsa dhe të gjithë do të vëksinohen. Ata që duan domethënë. Pra çdo shqiptar që duhet të vaksinohet dhe që i përket grupit vulnerabël, do të vaksinohet. 30 mijë janë personel mjekësor dhe punonjës policie. Llogarisni sa arsimtarë janë shto dhe të moshuarit”- tha Koja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA