Detaje të reja nga vrasja e dy motrave/ Flet vëllai: Përparimi i linte shtatzënë dhe më pas i shiste fëmijët

04/01/2021 13:15

Vëllai i Kristinës dhe Zhanetës që u vranë nga Përparim Ademi në 31 dhjetor thotë se dy motrat kanë lindur mbi 10 fëmijë që më pas janë shitur në Greqi.

Sipas Bashkim Metanit, kishte një avokat që ndërmjetësonte shit-blerjen e fëmijëve. Ai thotë se motrat i treguan pak kohë para se të vdisnin. Sipas tij, nuk bëri denoncim sepse motrat insistonin për shkak të frikës.

Bashkimi tha se lajmin tragjik e mori nga djali i njërës prej motrave: “Më telefonoi me video dhe më tha ‘I vrau! I vrau!’, pastaj mi tregoi me video motrat e vrara në tokë. Ishte e tmerrshme. Mora direkt motrën tjetër dhe pastaj policinë”.

Vrasja ndodhi në 31 dhjetor, pikërisht në katin e tretë të këtij pallati, në zonën e Astirit. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA