Pas AtraZennica-s, India aprovon vaksinën vendase kundër Covid-19

03/01/2021 11:54

Rregullatori i barnave në Indi dha sot miratimin përfundimtar për përdorimin emergjent të dy vaksinave të koronavirusit, njëra e zhvilluar nga AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe tjetri nga kompania lokale Bharat Biotech dhe një institut shtetëror.

Këto janë miratimet e para të vaksinave për vendin e dytë më të populluar në botë, i cili pas Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar më shumë infeksione të sëmundjes së koronavirusit.

Tani pritet të fillojë një program masiv i imunizimit brenda një jave,-tha një zyrtar qeveritar dhe shpreson të vaksinojë 300 milion nga 1.35 miliardë njerëzit e tij falas në gjashtë deri në tetë muajt e parë të këtij viti.

Përdorimi  i AstraZeneca/ Oxford, e aprovuar tashmë në Britani, Argjentinë dhe El Salvador, do të marrë kryesimin dhe Bharat Biotech Covax do të administrohet në kushte më të rrepta, duke qenë se nuk ka të dhëna të efikasitetit për të.

Tani është koha për të korrur përfitimet e infrastrukturës së fuqishme të zinxhirit të furnizimit që kemi vendosur për shpërndarjen e shpejtë dhe të drejtë të vaksinës“, tha Harsh Vardhan, ministri i shëndetësisë i Indisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA